19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, tentuan të vriten me thika pas Vitit të Ri

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, pasi lënduan tre të tjerë me anë të thikës.


“Rreth orës 02:00, të datës 01 janar 2022,  policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për  një përleshje të ndodhur ndërmjet  disa personave në  rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Nga  informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e  përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.  Pas tretmanit  mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit  tjerë  janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i  kanë pësuar nga një mjet i mprehtë  (thikë).

Lidhur me rastin janë ndërmarrë  veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit