Policia e Kosovës sot e ka realizuar planin operativ “Lavazhi” në Mitrovicën e Jugut, ku janë bërë kontrolle në disa lokacione.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë arrestuar tre persona në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi në cilësi të provave materiale: 19 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë pesha 184.8 gr, 25 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë pesha 85 gr, njëmijë e tetëdhjetë euro para të gatshme, dy peshore digjitale, tri automjete, tre telefona dhe dëshmi tjera relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, gjegjësisht 24 orë.