9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Arrestohen një 31 dhe 70 vjeçar në Ferizaj, rrahën bashkëshortet e tyre

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje, raporton Gazeta Ezxpress.

Nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00 kanë pranuar një informacion se në rrugën ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH, 31 vjeçar, i cili sipas policisë është përsëritës i dhunës në familje.

I njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Ndërsa, nga kjo drejtori përmes një njoftimi për media kanë treguar se sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 03:00, kanë pranuar një informacion se në rrugën ” Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë”, thuhet nga policia.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit