23.1 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Arrestohen dy persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

- Advertisement -

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit me datën 22.04.2025, ishin parë në një video –incizim duke shtënë me një armë zjarri në ajër.

Nga personat e dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pushkë automatike e cila dyshohet se ishte përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Të ngjashme

Të fundit