8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për vjedhje të rënda në markete

- Advertisement -

Dy persona janë arrestuar sot në Fushë Kosovë, pasi që dyshohen për vjedhje të rënda kryesisht në markete.

Siç njofton Policia e Kosovës, rastet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore. 

Në këto vjedhje dyshohet se janë të përfshirë katër persona,

Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar:
– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojnë gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe 4 automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit