Arrestohen 7 persona në Tiranë, dyshohen për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati

- Advertisement -

Si rezultat i hetimeve me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, policia e Tiranës, ka arrestuar shtatë persona.

Ata janë prangosur në dy operacione, nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, në mesin e tyre edhe organizimin e lojërave të fatit me telefon.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

“Nga ana tjetër, në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim për ti shitur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njfotim.

Të ngjashme

Të fundit