13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh, Dugolli: I domosdoshëm Ligji për Lustracion

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka folur për rastin e arrestimit të Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, si të dyshuar për spiunazh.

Dugolli ka thënë se në Kosovë Ligji i Lustracionit ka qenë shumë i domosdoshëm.

Ai tha se ka pasur tentativa në të kaluarën për draftimin e një ligji për lustracion, por sipas tij problem ka qenë mungesa e dosjeve.

“Arsyeja ka qenë se nuk i posedojmë dosjet dhe Serbia do të shfrytëzonte atë moment që të falsifikonte, do të bënte ato që din, që të nxiste një hakmarrje e vëllavrasje. Sepse në momentin që nuk i posedon dosjet edhe mund të falsifikohen.Mirëpo mendoj se nuk është arsyetim sepse kpje të tjera mund të ketë edhe në vendet e tjera.”, tha Dugolli.

Ai ka thënë se nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm që të bëhet ky ligj.

“Nuk është arsyetim i qëndrueshëm sepse nëse një pjesë e dosjes apo kryesorja është Serbi, atëherë ka qenë Jugosllavia dhe ddosje apo koipje të dosjeve mund të ketë edhe në vendet e tjera Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Bosnje dhe ne fare lehtë kishim mundur të bashkëpunojmë me shtet mike, të cilat gjatë rrugëtimit tonë për liri edhe na kanë dalë në krahë. Hpaje dosjeve është e dhimbshme për dikë por unë jam adhurues i madh që të hapen ato dosje, jo për hakmarrje.”, tha Dugolli.

Ai si ish i burgosur tha se ata janë kategoria që “kemi vuajtur më së shumti dhe jemi kategoria më tolerante në shoqërinë tonë”.

“Kisha me thënë se në radhë të parë nuk ka pasur insistim të madh dhe për një periudhë kohore ka qenë administrata e UNMIK dhe një gjë të tillë nuk e ka lejuar, bile gjatë asaj kohe shumë njerëz me të kaluar jo të mirë kanë zënë edhe pozicione dhe ajo periudhë kohore iu ka shërbyer këtyre njerëyzve që të instalohen në sistem.”

Ai e ka përgëzuar Policinë, AKI dhe Prokurorinë për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Dugollia tha se synimi i Serbisë është konstant, ata janë të predispztuar të punojnë kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës.

“ 25 vjet pas luftës kemi dy të dyshuar që janë të arrestuar. Ky është një shenjë e mirë. Në radhë të parë ka një vullnet politik për ti ndjekur këta njerëz. Qeveritarët nuk i thërrasin Policinë, prokurorinë mi thënë ndalne këtë hetim.”, u shpreh deputeti Dugolli.

Digolli tha se BIA mund të ketë edhe bahskëpunëtorë të tjerë në Kosovë.

“Unë besoj që ka edhe të tjerë dhe se institucionet tona janë në gjurmë të tyre. Janë në përcjellje të tyre dhe në momentin kur përmbushte kriteri, sepse nuk mjafton ti thuash dikujt se je i rekrutuar nga Bia por e fakton me fakte. Sado që është e vështirë dhe e komplikuar kjo cështje e zvbulitimi dhe ndjekjes së tyre besoj që ka policë, iinspektorë të AKI dhe prokurorë të guximshëm që e duan shtetin e tyre dhe do ta ndjekin dhe kluftojnë në cdo moment.”, shtoi tutje Dugolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit