11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Armend Zemaj paralajmëron publikimin e një “skandali të qeverisë” që ndërlidhet me barnat esenciale

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur alarmin për një keqpërdorim dhjetëra milionësh, që sipas tij ka ndodhur në procesin e blerjes së barnave esenciale.

Zemaj i ftuar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka thënë se në këtë rast janë të përfshirë ministri i Shëndetësisë, sekretari permanent, ish-kryetari i Odës së Farmacistëve, si dhe bartësi i listës esenciale të barnave.

“Njerëzit i kanë futur duart në listën esenciale të barnave, kanë futur produkte të cilat janë tepër të shtrenjta, të domosdoshme, por tepër të shtrenjta, kanë larguar produkte të cilat mund të bleheshin më lirë dhe me efekt të njëjtë vetëm me tretman ndryshe nga profesionistët shëndetësor dhe tash pacientët detyrohen të harxhojnë prapë qindra mijëra euro nga buxheti i varfër i tyre për të furnizuar pacientët. Duket njërfar strukture që është mirë e organizuar, të cilën unë e quaj strukturë kriminale, që ka të bëjë me Odën e Farmacisë, ish-kryetarin e Odës së Farmacisë, me ministrin, sekretarin permanent dhe bartësin e listës esenciale të barnave, për këtë ka edhe fakte”, ka thënë fillimisht Zemaj.

Duke dhënë edhe disa detaje të tjera për këtë rast, ai ka thënë se e kanë faktuar përfshirjen e ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, në këtë rast.

“Po e bëj publike këtu tek ti, kemi siguru komunikim të emailave edhe me ata të tjerët që e kanë sponzorizuar këto barna dhe tash janë futë në këto vlera dhe një kompani ose disa kompani që janë të afërta tash kanë marrë më shumë se 20-30 milionë të buxhetit të barnave përmes këtyre blerjeve. Jo që janë të afërta me qeverinë, por janë të dirixhuara dhe në lidhje direkte me qeverinë, nuk janë vetëm të afërta, por janë në komunikim dhe në bashkërendim të këtyre aferave që janë të dëmshme për shëndetin dhe xhepin e varfër të pacientit. Zyrtari i partisë është ministri dhe të tjerët janë vartës”, ka shtuar më tej Zemaj.

Për gjithë këtë pretendim, ai ka terguar se është në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

“Këto janë fakte apo elemente shtesë që i rrisin këto dyshime të cilat duhet të faktohen nga organet e drejtësisë, ata janë në dijeni sepse unë kam kërku edhe qasje sipas detyrës zyrtare në disa dokumente të cilat pjesërisht janë sjellur, nuk janë të gjitha ato që i kemi kërku, ka edhe diçka që është fshehur, por përmes rrugëve dhe alternativave të tjera dhe të komunikimeve të tjera që i kanë pas me institucione disa janë evidentuar, por që tregojnë që ka pasur një organizim që ata të imponojnë apo të sponzorizojnë barna të ndryshme dhe janë pjesë e kësaj liste. Dhe këtë po e them publikisht… Përbesë me e pa aty çka ka ndodhë, unë nuk e them arrestime të reja, por vetëm duhet të jesh tepër i pamoralshëm, edhe tepër i pandershëm, edhe tepër abuziv për me i bo qato keqpërdorime, që i tejaklon edhe pjesën ligjore”, ka theksuar ish-ministri i Shëndetësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit