Deputeti i LDK’së Armend Zemaj dhe mërgimtari që u përfshinë dje në një incident janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë për Express se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për cështjen në fjalë.
“Ju njoftojmë, se prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “ Sulmi” nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ka intervistuar edhe qytetarin. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”






