21.8 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Armend Muja sot del kundër Asociacionit: Më 2015 e quante ‘punë që s’ka kthim prapa’

- Advertisement -

Armend Muja më 2015: Nuk ka kthim prapa për Asociacionin, vetëm duhet implementuar. Armend Muja sot: Asociacioni sështë kundër Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, duket se ka ndërruar mendje rreth Asociacionit të komunave serbe.

Derisa në vitin 2015, deklaronte se ‘Asociacioni është krijuar dhe nuk ka kthim prapa’ por vetëm se duhet të ‘diskutohet se si do të duket ai’, sot Armend Muja si deputet i Vetëvendosjes, është kundër Asociacionit duke shkruar si më poshtë:

Armend Muja, 31 janar 2023: Asociacioni, në çdo format të tij, do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë. Ai është kërkesë dhe synim i Serbisë. Nuk është për serbët e Kosovës. Është kundër Kosovës. Nuk i avancon të drejtat e serbëve. Avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë. Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata. Bashkëjetesa, jo izolimi, është vlerë perëndimore. Kështu na është thënë në dy dekadat e fundit. Kështu vazhdojmë të besojmë edhe sot.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=528710315909259&id=100063108857106&mibextid=Nif5oz

Ndërkaq në vitin 2015, z.Muja deklaronte kështu:

“Asociacioni u kriju, nuk ka kthim mbrapa, ai është i nënshkruar, tani jemi vetëm te detajet, te implmenetimi.

Nuk ekziston në mendjen e kërkujna nëse duhet të ketë po çfare duhet të ketë”, deklaronte Muja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit