West Ham United raportohet se e ka bërë prioritet transferimin e Armando Brojës.
Sulmuesi shqiptar po zhvillon një sezon të mirë me Southamptonin, atje ku është i huazuar nga Chelsea.
Paraqitje e tij kanë bërë që West Ham Unitedi të shpreh interesim për Armando Brojën.
Madje, sipas “Daily Mail”, 20-vjeçari është prioritet i “Çekanëve”.
Trajneri David Moyes thuhet se e pëlqen reprezentuesin shqiptar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tentojnë transferimin e tij.
Broja pas përfundimit të sezoni do të rikthehet te Chelsea. Ai me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Armando Broja në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro.