28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Arifi tregon dy arsye për të cilat Vetëvendosje mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

- Advertisement -

Pozitë e opozitë kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, politologu, Dritëro Arifi, i ftuar në Tëvë1, ka përmendur dy arsye që Vetëvendosje mund t’i gjejë si shkak për të shkuar në zgjedhje.

Megjithatë, Arifi vlerësoi që në mandatin e dytë, ka shumë pikëpyetje nëse kryeministri, Albin Kurti, do të arrijë ta fitojë shumicën për ta udhëhequr vetë Qeverinë.

“Sa për opozitën, Vetëvendosje s’shkon në zgjedhje. VV-ja shkon për dy arsye në zgjedhje. E para është qe e ka momentumin dhe dëshiron ta shfrytëzojë dhe e dyta, jam i bindur që Kurti s’do ta bëjë Zajednicën, as tani, e as në mandatin e dytë. Kurti gjithmonë niset nga logjika, por në mandatin e dytë do të jetë një problem tjetër. A do t’i fitojë Kurti shumicën për ta udhëhequr vetë Qeverinë, kjo është një pikëpyetje shumë e madhe nëse shkohet në zgjedhje dhe e dyta, çfarë premtimi do të japë gjatë fushatës zgjedhore? Nuk e dimë as këtë, ka shumë pikëpyetje, por sidoqoftë këto janë dy arsye të fuqishme”, deklaroi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kujtojmë se zyrtarë të lartë nga pozita e opozita kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në këtë vit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit