8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Arifi: Ne jemi patriota me bateria, tërë kohën i lëvdojmë policët, por s’po japim asgjë për ta

- Advertisement -

Politologu Dritëro Arifi thotë se operacioni i sotëm policor në veri të vendit ka qenë shumë mirë i përgatitur dhe kanë qenë të informuar për çdo detaj.

Por sipas tij, “ne jemi patriota me bateria”. Ai theksoi se prapë se prapë policët janë pa sigurime shëndetësore, teksa tërë kohën po “i lëvdojmë” e “s’po japim asgjë për ta”.

“Por përjashtojmë aksionin policor, prapë policët mbesin pa sigurime shëndetësore, se tërë kohën po i lëvdojmë policët, por s’po japim asgjë për ata policët e shkretë atje. Mbesin pa sigurim jetësor, pa sigurim shëndetësor, edhe ajo shtesa për rrezikshmëri e dimë deri dje -pardje, e kanë pas një problem. Sonte nashta ua paguajnë sepse janë në atë euforinë e patriotizimit. Pra ne jemi patriota me bateria, ky është problem jonë”, deklaroi Arifi në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

“Pra ne nuk kemi konsistencë, ky është problem komplet i kombit shqiptar. Neve na mungon konsistenca në secilën çështje”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit