28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Arifi: Kurti doli fitues ndaj Serbisë, por jo ndaj ShBA-së

- Advertisement -

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit që është për zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Arifi tha se në këtë mbledhje fitues ndaj Serbisë ka dalë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që i njëjti s’ka dalë ndaj ShBA-së.

“Kurti doli fitues ndaj Serbisë, por jo ndaj ShBA-së. ShBA-ja publikisht e qortuan vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe kërkuan që të pezullohet. Ishte një fjalim i definuar qartë, pra pa dorëza diplomatike. Është një goditje për Qeverinë Kurti në këtë aspekt, sepse po flasim për takimin e Këshillit të Sigurimit dhe kur ShBA kërkon një gjë të tillë tashmë imagjinoje edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën se si e shohin këtë vendim”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje ai tha se politikat sado që duken të vogla për Kosovën ato mund të kenë reflektim të madh te partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresoj që e kanë kuptuar mësimin që politikat sado që i duken lokale dhe populiste në Kosovë mund të kenë reflektim te partnerët tanë dhe te politika globale. Prandaj, Kosova është vend i veçantë, kjo nuk është për së koti”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit