1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Arifi i quan sjellje fëmijësh veprimet e qeverisë Kurti

- Advertisement -

Analisti Dritëro Arifi, tha se politika, si e jashtme ashtu edhe e brendshme nuk ajë lojë fëmijësh, por shtoi se qeveria e Kosovës po sillet si e tillë, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi tha se Kosova me veprimet në veri po sillet sikur me Serbinë dhe jo sikur me qytetarët serbë.

“Ne kemi punë me qytetarët serbë atje dhe jo me Serbinë. Ne po sillemi sikur kemi punë me Serbinë dhe kjo po na penalizon. Nuk mund të thuash ti që ki sukses nëse ki sanksione, je i izoluar, ne nuk do të mund as të lëvizim në kuptimin e shtetit jo e lëvizë pa viza, ajo nuk është fitore e madhe dhe tash ti mendon që e ke shpikë ujin e nxehtë dhe çka nëse nesër ndodh diçka tjetër, pra s’po flasim më për sulme terroriste, ato nuk janë problemi më i vogël me u zgjidhë sepse Policia e Kosovës e kontrollon territorin në njëfarë mase por nuk mund të ketë ballafaqim ushtarak sepse nuk e kemi fuqinë. Nëse e kujtojmë sulmin e Banjskës, vetëm një person e ndali luftën, ai ke Departamenti Amerikan i Shtetit, ai i tha tërhiqe ushtrinë Serbisë, Serbia normalisht që provoi me aneksu veriun, por kush e ndali aneksimin, ne e parandaluam vetëm sulmin terrorist por jo edhe ndaljen e ushtrisë se këtu nganjëherë ne po e keqkuptojmë ose po e keqinformojmë qëllimshëm opinionin publik. Prandaj duhet me pas shumë kujdes dhe me qenë shumë serioz. Nëse mendojmë që duhet veprim ushtarak duhet me bë pro duhet me i shku deri në fund sepse mandej krijohen probleme politike dhe ti prapë ki mu detyru zgjedhje me mbajt. Çka nëse fiton prapë Lista Serbe në veri të vendit, gjithë këto veprime dhe vrasja e policit shkojnë huq. Duhet me pas shumë kujdes, unë mendoj që politika si e jashtme si e brendshme nuk është lojë fëmijësh, këta nganjëherë po sillen si të tillë”, deklaroi Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit