11 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Ariana Shoshi-Musli akuzon Qeverinë Kurti se ka lënë në harresë çështjen e të pagjeturve

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Ajo ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para një kohe kishte thënë se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera”, por tani ai as nuk i takon asnjëherë familjarët e të zhdukurve me dhunë, e as nuk diskuton për këtë çështje me Serbinë.

‘’Albin Kurti deklaronte se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera” por Albini kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me DHUNË as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!’’.

Tutje në komision, ajo ka thënë se projektligji për këtë çështje është duke u shtyrë nga muaji në muaj.

‘’Sa I përket iniciativës për persona të zhdukur me dhunë, gjatë luftës, kanë ngelur pa ndonjë iniciativë dhe si temë e fjetur nga kjo Qeveri. Se sa i kanë dhënë rëndësi, mjafton të marrim parasysh projektligjin që ka pasur të dorëzohet në maj të viti 2023, pastaj është shtyrë për në nëntor të vitit 2023, ku është jashtëzakonisht e dhimbshme që ky projektligj tani është në agjendën legjislative tek në dhjetor të vitit 2024’’ ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Videon e plotë të fjalimit të saj, mund ta ndiqni më poshtë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit