Argjentinë-Zvicër, Xhaka: S’duam të ndalemi! Scaloni: Favorizimi për ne? Spekulime, s’na duan por kjo na motivon

- Advertisement -

Me mision për të bërë historinë, pasi gjysmëfinalja nuk është arritur kurrë më parë, Zvicra do të luajë sonte në orën 03:00 të mëngjesit kundër Argjentinës kampione bote.

‘Helvetët’ e dinë se përballë kanë një kombëtare favorite, por shpresojnë shumë të Xhaka me shokë. Kapiteni me origjinë shqiptare, para duelit në Kensas City, është shprehur se ‘uria e përfaqësueses është rritur dhe marrim pjesë në këtë ndeshje vetëm për t’u kualifikuar.

Shqetësim për trajnerin Murat Yakin vijon të mbetet Johan Manzambi, mesfushori që po spikat në këtë Botëror. Ai humbi ndeshjen kundër Kolumbisë, ndërsa ka gjasë që kështu të ndodhë edhe sonte kundër Argjentinës. Yakin shpreson ta ketë në përbërje edhe pse në konferencë për shtyp deklaroi se ‘nuk është e këshillueshme nga mjekët’.

Dueli do të jetë delikat edhe për Argjentinën. Kampionët e botës, edhe pse kishin një rrugëtim të lehtë në letër, kanë vuajtur shumë si në 1/16-t kundër Kepit të Gjelbër ashtu edhe kundër Egjiptit në 1/8-t. Në prag të ndeshjes trajneri Lionel Scaloni iu përgjigj akuzave për favorizim të Argjentinës në Botëror, duke thënë se ‘njerëzit nuk duan që ne të fitojmë’ dhe se ‘kjo na motivon më shumë’.

Për Argjentinën, përballja kundër Zvicrës, është e para ndaj një përfaqësueseje që renditet në 20 vendet e para të FIFA-s. Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale të Botërorit do të përballet me fituesin e Norvegji-Angli.

Të ngjashme

Të fundit