Rihanna është fotografuar në orët e para të mëngjesit në Paris, teksa largohej nga një mbrëmje e gjatë në një restorant të njohur.
Këngëtarja, e cila dukej në humor shumë të mirë, nuk mund të ndalte të qeshurat ndërsa mbështetej tek një shoqe, teksa të dyja dilnin nga lokali rreth orës 6 të mëngjesit, shkruan DailyMail.
Sipas raportimeve, ajo kishte darkuar në Cesar Restaurant, një vend ikonë në kryeqytetin francez, i cili thuhet se qëndroi i hapur më gjatë se orari i zakonshëm për të.


38-vjeçarja u shfaq elegante me një xhaketë të madhe, pantallona të zeza të ngushta dhe taka të kuqe me lidhëse, duke e kompletuar pamjen me syze të mëdha dielli. /






