11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Ardhja e Ryzen 7000X3D detyrojnë Intel të rifreskojë procesorët në fund të 2023

- Advertisement -

Një linjë e re e rifreskuar e procesorëve Raptor Lake do të vijë në tre mujorin e tretë të 2023. Është një rifreskim i linjës ekzistuese të gjeneratës së 13-të që debutoi në fund të vitit që lamë pas.

Një axhendë e planeve të Intel është bërë publike duke na sugjeruar muajin Gusht si periudha kur mund të debutojnë modelet e reja.

Edhe për këto procesor Intel do të përdorë arkitekturën “Intel 7” që realisht është një proces prodhimi 10-nanometër ndërsa AMD aktualisht shet procesorët Ryzen 7000 në procesin 5-nanometër.

Procesorët e rinj do të kenë frekuenca më të larta ndërsa përmirësimet pritet të jenë minimale por të mbeten të përshtatshëm për pllakat amë LGA 1700/1800.

Modelet e reja do të jenë 35W, 65W dhe 125W.

Lançimi i fundit i Ryzen 7000X3D me teknologjinë 3D V-Cache kanë shkurorëzuar Intel në performancën gaming.

Ryzen 9 7950X3D është të paktën 3.8 përqind më i shpejtë sesa Core i9-13900K duke konsumuar 2 herë më pak energji.

Mbërritja e çipeve 3D V-Cache të AMD mendohet të kenë shtyrë Intel të mendojë për një rifreskim të procesorëve përpara ardhjes së gjeneratës së re Meteor Lake e cila do të bazohet në arkitekturën 7-nanometër ose “Intel 5.” /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit