-6.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Arbana Xharra thotë se u linçua nga përkrahësit e Kurtit pas komenteve të Andin Lokajt: Metoda të grupeve ekstremiste fetare

- Advertisement -

Gazetarja Arbana Xhara, ka reaguar pasi shumë fotografi të saj janë publikuar në rrjete sociale, pasi ish-bashkëshorti i saj Andin Lokaj, të dielën në një komentim futbolli e quajti “hajvan” kryeministrin Albin Kurti.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar edhe lajme se “Xhara ishte rrahur nga Andin Lokaj”, Xharra thotë se ky ishte linçim nga përkrahësit e Albin Kurtit.

Ajo thotë se “shpifjen se Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë”.

Tutje, ajo ka thënë se Lokaj nuk paguhet me paratë e taksavepaguesve kosovarë, ndërsa Albin Kurti po.

“Për të arsyetuar çdo banalitet që e prodhon “Profeti” i tyre, përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz. Meqë më keni përfshirë në shumë postime lidhur me deklaratën mbrëmshme të Andinit, me shpifje dhe propagandë, duke i shpërndarë edhe fotot, ku shihem unë e sulmuar para disa viteve, më duhet të sqaroj disa gjëra: Ky lloj linçimi, i paprovokuar prej meje, nuk ndryshon nga praktikat e vendeve të udhëhequra nga autokratët, ku në momentin që dikush ua kritikon liderin, nuk linçohesh vetëm si individ, por edhe si familje. Ky është modeli që instalojnë pushtetet e udhëhequra nga liderë populistë të rrezikshëm, të cilët kanë dështuar në qeverisje dhe nuk tolerojnë asnjë zë kritik. Mund të thoni “mos na krahaso me Teheranin,” por nëse keni njohuri për historinë  dhe nëse jo, ju ftoj ta lexoni  do të kuptoni se çfarë ndodhi me revolucionin e vitit 1979, kur në emër të barazisë, të majtët dhe islamistët morën pushtetin”.

“E njëjta narrativë po përdoret sot nga Albin Kurti. Unë personalisht jam përballur vite më parë me propagandën e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre ekstremistë islamistë, të cilët përdorën mediat e tyre për të më sulmuar dhe denigruar. Shpifjen se Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë. Pse? Sepse vetëm pak ditë para se të sulmohesha fizikisht, te dera e shtëpisë sime vandalizuan, duke vizatuar kryqin e kuq, ato dite me dërguan foto të ISIS-it me mesazhe se do të na vrisnin fëmijët. Pra, nëse dikush ka ende dyshime për shkallën e linçimeve dhe etiketimeve nga VV-ja, duhet ta kuptojë se ato nuk ndryshojnë nga metodat e grupeve ekstremiste fetare. Në fund të fundit, ata përfaqësojnë të njëjtën ideologji. Andin Lokaj nuk paguhet nga taksat tuaja, ndërsa Albin Kurti, i cili paguhet nga taksat e gjysmë milioni votuesve, i quajti “hajvana” dhe “hajvanate” gjysmën e popullit. Pse s’po revoltoheni që për katër vjet kanë ikur mbi 200 mijë njerëz nga Kosova, nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj dhe vendi është izoluar më shumë se kurrë? 250 mjekë e infermierë po e lënë Kosovën çdo vit, ndërsa me qindra miliona euro shpenzohen për t’u shëruar në Beograd, Shkup e Stamboll”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit