Kompania Apple duket se do të vendosë një mikroproçesor në iPhone 15 Pro për të shtuar disa opsione. Një ndër këto opsione do të jetë Find my iPhone i cili do të funksionojë edhe kur telefoni është fikur. Nëpërmjet këtij opsioni do të bëhet e mundur gjetja e telefonit tuaj.
Mikroproçesori i ri do të jetë në gjendje të komandojë butonate e volumit, butonin e ndezjes dhe do të jetë mjaft i ndjeshëm ndaj çdo prekjeje. Funksioni Apple Pay do të forcohet akoma më shumë duke u bërë më funksional.
Butonat e volumit do të përdoren duke i shtypur, por mund të përdoren edhe vetëm duke rrëshqitur gishtin për të ulur ose ngritur zërin. Mikroproçesori i vendosur do të zëvendësojë modalitetin Super Low Energy që përdorej në telefonat e mëparshëm iPhone.
Edhe pse versioni iPhone 15 Pro mund të mos e ketë të njëjtin mikroproçesor, ai do të vendoset në versionin pasardhës. iPhone 15 Pro mendohet se do të dale në treg në shtator dhe do të jetë prezantimi i programit të ri iOS 17. /PCWorld Albanian/