Anglia fiton ndaj Kroacisë

- Advertisement -

Anglia ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve.

“Tre Luanët” triumfuan ngushtë 2:1 ndaj kroatëve, në kuadër të xhiros së pestë në ligën A.

Morgan Rogers kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-të të ndeshjes, rezultat i cili mbeti deri në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 59-të, Petar Sucic barazoi rezultatin.

Por, vetëm pesë minuta më vonë, Harry Kane u tregua i saktë nga penalltia për t’ia siguruar fitoren kombit të tij.

Me këtë triumf, tani Anglia shkon në 12 pikë në vendin e dytë, tri më pak sesa Spanja e cila e ka të sigurt play-offin.

Në anën tjetër, Kroacia mbetet me tri pikë në vendin e tretë.

 

Të ngjashme

Të fundit