28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Angelina Jolie heq dorë nga aktrimi?!

- Advertisement -

gjithashtu ka zbuluar se po planifikon të largohet nga Los Angeles dhe të kalojë më shumë kohë në Cambodia pasi ka humur të drejtën për të udhëtuar lirshëm për shkak të divorcit me Brad Pitt.

Aktorja 48-vjeçare ka folur për ato çfarë nuk pëlqen në Hollywood në një intervistë të dhënë së fundmi, duke deklaruar se nuk do të ishte bërë kurrë një aktore nëse do i kishte hyrë kësaj industrie ditëve të sotme.

Ajo ka shpjeguar se dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga Los Angles për të qëndruar në shtëpinë e saj në Azi, por ende e ka të mundur për shkak të betejës ligjore me ish partnerin e saj, e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Çifti nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në vitin 2005 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në 2014 por vetëm pas dy vitesh, dyshja i dha fund martesës dhe që prej asaj kohe, çifti gjendet në nje betejë ligjore në lidhje me kujdestarinë e 6 fëmijëve.

Angelina ka rrëfyer se për shkak të kësaj beteje lidhore ajo nuk ka mundësi të jetojë dhe të udhëtojë e qetë.

“Eshtë pjesë e asaj çfarë ndodhi pas divorcit tim. Humba mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm. Do të lëviz sapo të kem mundësi”, ka thënë aktorja.

“Jam rritur në një vend shumë të ekspozuar. Nga të gjitha vendet në botë, Hollywood nuk është një vend i shëndetshëm për të jetuar”.

Angelina, prindërit e së cilës, Jon Voight dhe Marcheline Bertrand, ishin të dy aktore, ka shtuar se për shkak se është rritur rreth Hollywood, nuk ka qenë kurrë e impresionuar nga ajo.

“Nuk do më pëlqente të isha aktore në ditët e sotme. Kur unë nisa karrierën, nuk mendoja që do bëhesha kaq publike, për të ndarë kaq shumë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit