20.1 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Anëtari i VV-së merr 27 mijë euro me kontratë sekrete për rolin e konsulentit në KEK

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një video në të cilën ekspozohen skemat e kontratave sekrete të Qeverisë duke favorizuar anëtarët e partisë në pushtet.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Visar Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kontratat sekrete të Qeverisë kanë favorizuar anëtarët e partisë në pushtet.”

Në video thuhet ndër të tjera se vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës janë 112 kontrata të kësaj forme tenderuese të cilat kanë arritur vlerën e 102 milionë euro.

“Kjo ndërmarrje publike numëron plot 112 kontrata një burimore në vlerë prej mbi 102 milionë euro. Shihet qartë se në këto kontrata, partia në pushtet është përkujdesur që t’i bëjë favore edhe anëtarëve të saj. Gazmend Begolli, i cili është anëtarësuar në Vetëvendosje në vitin 2018, është shpërblyer nga pushteti me 27 mijë euro me kontratë një burimore për të kryer detyrën e konsulentit. Rikujtojmë se kjo qeveri gjatë 3 viteve të mandatit i ka dhënë në total 781 tendera sekret në vlerë 209 milionë euro”, thuhet aty.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit