24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Anëtarësimi në KiE, ambasadori britanik: Topi është në anën e Qeverisë

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte përparim në hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Shprehim keqardhje që Kosova nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe dëshirojmë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, realiteti është që Këshilli i Evropës është organi që vendosë për këtë dhe këshilla jonë për Kosovën ka qenë që të dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të mundësonte pastaj edhe përparim në hapat e mëtutjeshëm”, tha Hargreaves në Rubikon të Klan Kosovës.

I pyetur mbi mundësinë që Kosova të futet në agjendë në takimin e radhës së Komitetit të Ministrave, Hargreaves tha se kjo mund të jetë një mundësi për lëvizje pozitive, por se gjithçka varet nga Qeveria e Kosovës.

“Topi është në anën e Qeverisë së Kosovës, ne si anëtarë të Këshillit të Evropës kemi qenë shumë të qartë për atë që ne besojmë se është e nevojshme për të pasur votë pozitive në Komitetin e Ministrave, por mendojmë se situata ka ndryshuar, por Kosova tani e ka të mundshme që të merr votim pozitiv në Komitetin e Ministrave, por mendoj se topi është në anën e Kosovës dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë, por ne nuk dëshirojmë të kemi votim të dështuar, sepse e kemi parë edhe në UNESCO ky do të ishte moment shumë negativ dhe këtë duam ta shmangim, por është një mundësi për një lëvizje pozitive”, tha Hargreaves.

Ambasadori Hargreaves tha se krahas dialogut ka edhe gjëra të tjera që mund të bëjë Kosova për të dëshmuar se është e gatshme për një marrëdhënie afatgjatë dhe të vazhdueshme me NATO-n.

“FSK-ja duhet të ofrojë siguri për personat brenda vendit, por edhe të demonstroj rolin më të gjerë të Kosovës në Evropë dhe gjithashtu edhe si pjesë e arkitekturës së sigurisë Evropiane. E përmenda më herët se sa e fokusuar është qeveria jonë e re në aspektin e bashkëpunimit të sigurisë me Evropën dhe në Evropë, dhe bashkëpunimi ynë i sigurisë me Kosovën është pjesë e marrëdhënies sonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit