Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pasur kritika ndaj homologut të tij nga Barcelona, Xavi Hernandez, duke e kritikuar për komentet e bëra gjatë ditës së djeshme (e premte).
Gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, menaxheri i Barcelonës, Xavi kritikoi Real Madridin për presionin e dukshëm ndaj gjyqtarëve duke përdorur kanalin televiziv Real Madrid.
44-vjeçari beson se ka një efekt të rëndësishëm në paraqitjet e gjyqtarëve sa herë që ata marrin drejtimin e një ndeshje të Los Blancos, duke përdorur si shembull përplasjen e fundit të diskutueshme me Almerian.