17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ancelotti nuk “bind” më drejtuesit madrilen, “galaktikët” në kërkim të një trajneri të ri

- Advertisement -

Një barazim në “derbin e Madridit”, një humbje në “El Clasisco” dhe një barazim në transfertën e Real Betis, duke se kanë “tundur” jo pak besimin e drejtuesve të Real Madrid, mbi tekniku italian Carlo Ancelotti. Shtuar këtyre dhe interesimin konstant të Federatës Braziliane të Futbollit mbi trajnerin e “galaktikëve” mund të sjellin një largim të këtij të fundit nga pankina e spanjollëve.

Përveç rezultateve të fundit ajo që shqetëson më shumë drejtuesit madrilen janë dhe vendimet e papritura të Ancelottit, si për shembull vendosja e francezit Camavinga në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Nacho Fernandez, apo dhe mbajtja në stol e Dani Ceballos dhe Marco Asensio.

Në Spanjë e konsiderojnë italianin pothuajse të “ikur” dhe tashmë duhet të mendojnë për një teknik të ri, ku ndër emrat më të përfolur janë Zinedine Zidane, i cili nëse rikthehet do të merrte për herë të tretë në dorë “frerët” e skuadrës, legjenda e Real Madrid, Raul, i cili momentalisht drejton ekipin e të rinjve të Realit, ish-“galaktiku” Xabi Alonso, si dhe argjentinasi Mauricio Pochettino.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit