31.7 C
New York
Tuesday, June 25, 2024

Buy now

Ancelotti befason me deklaratën e tij, thotë se Real Madridi ka frikë para finales

- Advertisement -

Vetëm Borussia Dortmundi po i qëndron përpara në rrugë Real Madridit për të fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, teksa këto dy ekipe do të përballen me njëra-tjetrën nesër (1 qershor) në ‘Wembley’ të Londrës.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp para gazetarëve, duke diskutuar çështje të ndryshme rreth ekipit dhe kundërshtarit.

“Ekipi është i fokusuar, me besim për të nxjerrë më të mirën nga vetja jonë. Ne duhet të kemi besim që të luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por me shumë respekt për kundërshtarët tanë, të cilët kanë fituar një vend në finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Kur u pyet për të treguar mesazhin që ua transmetoi lojtarëve në seancën e fundit stërvitore para finales, italiani u përgjigj me kujdes.

“Gjëja më e rëndësishme për këto ndeshje është që të fusni ide të qarta në kokën e lojtarëve. Sa më e qartë të jetë ajo, më pak nervoz do të ndihet ekipi. Emocionet vijnë dhe të gjithë duhet t’i kontrollojnë ato bazuar në karakterin e tyre”.

“Ne kemi emocione, frikë dhe shqetësim. Por frika është një pjesë e rëndësishme e të bërit gjërat mirë. Ekipi ka treguar dy gjëra shumë të rëndësishme këtë sezon: kualiteti dhe sakrifica. Sjellja e ekipit ka qenë e jashtëzakonshme. Sakrifica dhe kualiteti ka qenë çelësi”, është shprehur italiani.

Ancelotti gjithashtu ka folur edhe rreth aftësisë së ekipit për të rikthyer rezultatin në disa situata të vështira këtë sezon.

“Është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Ky ekip ka diçka të veçantë. Nuk është rastësi ajo që ndodh këtu. Historia, tradita, karakteri, kualiteti. Ndodh shumë herë dhe kjo nuk është një rastësi”, përfundoi Ancelotti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit