12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Analiza “urinore” e Shkëlzen Gashit për ngjarjet në veri: Kurti i psh*** krejt

- Advertisement -

Dëshiron të mbahet për intelektualisht i respektueshëm, dhe respektivitetin e tij kaherë provon ta derivojë për nga “vështrimi objektiv” i ngjarjeve. Fjala është për Shkëlzen Gashin, ish-këshilltar i Albin Kurtit. Por, kjo javë politikisht e rrëmujshme për vendin dhe diplomatikisht fatale – mësyerja e marrjes me forcë të objekteve komunale dhe instalimi i kryetarëve me nga 100 vota – do ta gjente atë të tejkalojë parametrat logjikë për të arsyetuar ish-shefin e tij.

“Qisha” dhe “shurra” e karakterizuan analizën dhe konstatimin e Shkëlzen Gashit. Përmes këtyre dy kategorive urinore, ai provoi të shpjegojë dhe vlerësojë kundërshtarët e Kurtit, por edhe fitoren e Kurtit. “Po i pshurrë…e di që e meritojnë”. Urina, ishte “metafora” e lëngshme që kishte gjetur, “analogjia” e ujrave ku do ta notonte analizën.

“Shumë po i poshtëron. po i pshurrë. i pamëshirshëm. e di që e meritojnë, por nganjëherë kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm…”, shkroi Gashi, pas seancës së sotme të Kuvendit, në pandehje absolute se Kurti kishte shënuar triumf të plotë.

“Janë të padijshëm”, është një lajtmotiv-frazë për Gashin. Askush askund te Gashi, nuk komandon respekt dije, përveç klubi epistemologjik i llojit të vet.

Por, “shurra” do t’i hynte në punë si mjet diskursiv edhe para disa ditësh. Fjala ishte për aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti në kontekstin e sigurisë në veri (garantuesja e sovranitetit të jashtëm dhe mbrojtësja e kufijve të Kosovës). Gashi ishte nervozuar nga i gjithë common sense-i që megjithatë mbizëtorënte.

“Mirëmëngjes kryeministër! le ta marrim një situatë hipotetike: je tu e bo qishën, e amerika të kërkon me e ndalë qishën në gjysë, a e ndalë?”. Këtu “qisha” ishte shndërruar në postual e në kategori a-priori të mendjes si te Kanti. Ishte bërë si “gjëja në vetveteve” e Shkëlzen Gashit.

Të ngjashme

Të fundit