15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

17 agjenci të Kombeve të Bashkuara të pranishme në Kosovë, të gatshme të mbështesin synimet e Qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, me ç’rast u diskutua rreth bashkëpunimit të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë, për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe “vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar”, përcjell teve1.info

“Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, znj. Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet. Pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me Kryeministrin ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet”, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit