Shkëlzen Maliqi ka dhënë analizën e tij për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
I shquar për punën në terren dhe parashikimet zgjedhore ndër vite, Xeni ka dhënë versionin e tij për situatën elektorale në vend.
Analisti i njohur ka thënë për Indeksonline se ka pesë vite që nuk ka bërë sondazhe dhe gjatë kësaj kohe ka pasur fluktuacion të elektoratit.
Sipas Maliqit, Vetëvendosje do të dal e para në zgjedhje duke fituar nga 30 deri në 33% të votave.
Rënien e Vetëvendosjes Maliqi e vlerëson me mungesën e Vjosa Osmanit në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Kurti i ka marrë në vitin 2021 rreth 100 mijë vota peshqesh nga Vjosa Osmani e cila në atë kohë e përçau LDK-në. Ato vota Vetëvendosje nuk do t’i ketë më të gjitha, madje besoj që as gjysmën nuk do ti ketë. Vetëvendosje pritet të dal e para me diferencë nga 30 deri në 33% të votave.
LDK duhet të ketë rritje në elektoral. Ma merr mendja se do të jetë rreth 20% por ndoshta edhe më shumë.
PDK e ka zgjedhur kandidatin e duhur për kryeministër dhe mund të jetë mbi 25%.
AAK dhe Nisma së bashku duhet të kenë më paku 8% por mund të shkojnë edhe më shumë. Kështu që në bazë të kësaj jam thellë i bindur se Vetëvendosje nuk mund të formoi qeverinë e vetme” ka thënë Maliqi për Indeksonline.