Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Më saktë, duke folur në T7, Selmanaj ka komentuar çarjen në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Në fjalën e tij, Selmanaj ka vlerësuar se Osmani ishte afruar me Kurtin për interesa personale.
“Afrimi me Kurtin ka qenë për interesa personale të saj duke e dëmtuar shpinë e vetë politike shumë rëndë. Goditjen që ia ka dhënë kjo LDK-së duhet me e analizu shumë gjatë. Qysh dikush është në gjendje me e shkatërru shpinë e vetë, e me ia marrë votat partisë tënde edhe me ia çu kundërshtarit. Interesat private po e prevalojnë interesin e vendit” – ka thënë Selmanaj.