Analisti Afrim Kasolli ka ironizuar me vizitat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në ShBA.
Ai ka bërë me dije se këto dy figura politike po rivalizojnë mes vete.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka përmendur edhe kryediplomaten Donika Gërvalla.
“Pasi presidentja paska shkuar ne Amerike ne kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, vend nga u cili edhe po i pozon disa foto, atëherë per ta rivalizuar ate edhe tandemi Kurti-Gervalla, paskan udhëtuar përtej brigjeve Atlantikut per tubime partiake, sa per t’ia deshmuar asaj se edhe keta dy do te kene aktivitete ne shtetin me fuqishem me bote”, ka shkruar ai.