10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Analistët: Takimi në Bruksel “sa për sy e faqe”, duan fondet nga Plani i Rritjes

- Advertisement -

Krahas dështimit që të merren vesh për planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes Bazë, takimi i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë të entjen në Bruksel, solli disa rezultate pozitive.

Shpresa për funksionalizim të linjës së interkonjeksionit, pjesë e marrëveshjes për energji, dhe themelimi i një grupi punues për dhjetëra veterinarë që do të mund të vendoseshin në pikën kuftare me Serbinë, janë tymi i bardhë në oxhakun që ka vite që nuk po tymon.

Por prapa këtij “suksesi” në thonjza, vëzhguesit e procesit të dialogut thonë se qëndron dëshira për të përfituar pjesën e fondeve nga Plani i Rritjes, se jo qëllimi për t’i normalizuar raportet.

“Lëvizja pozitive në kuptimin e ndonjë zhvillimi të avancimit tek çështjet teknike do të ketë në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mos përjashtohen, nga plani i rritjes, ku Kosovës do t’i ndaheshin afër 880 milionë euro, ndërkaq Serbisë 1.5 miliard. Këto lëvizje duhet parë pikërisht në këtë pikvështrim, të bëjnë përpjekje të ndonjë lëvizje në rrafshin e çështjeve teknike, për të mos humbur pjesën e tyre nga plani i rritjes, por jo më shumë”, ka thënë analisti, Melazim Koci.

Koci vazhdon të insistojë se të gjitha palët përfshirë edhe Bashkimi Evropian thjesht janë duke e simuluar dialogun, sepse disave iu konvenon status-quo, e disa po presin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ngjashëm shprehet edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi. Sipas tij secila palë i ka interesat e veta, dhe në këtë mes Kosovës nuk i përshtatet kjo gjendje.

“Tash loja më e madhe bëhet në atë se çka po propozon BE-ja dhe çka janë palët e gatshme të pranojnë, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se Serbia do ta bëjë lojën e saj që në njëfarë mënyrë të mos realizohet kjo marrëveshje, apo të realizohet pjesërisht, që i bie prap të mos realizohet fare. Mirëpo humbi më i madh në këtë rast është Kosova, sepse Serbia nuk e ka në plan të anëtarësohet në BE të paktën për një periudhë afatmesme, dhe cili është qëllimi i Kosovës?”, ka thënë Arifi.

Arifi thekson se rreziku më i madh për Kosovën është anashkalimi nga politika e jashtme amerikane, gjë të cilën nuk guxon ta lejojë e as ta shkaktojë.

Kosovës dhe Serbisë i është bërë e qartë se kusht për të përfituar nga fondi 6 miljardësh, është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në dialog. /TV Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit