32 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Analistët për bashkimin e partive shqiptare në Graçanicë: Vendim i duhur e hap strategjik

- Advertisement -

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, analistë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë komentuar vendimin e partive më të mëdha shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet komunale në Graçanicë përmes iniciativës Aleanca Shqiptare.

Në këtë listë janë bashkuar Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kandidatin për kryetar Leutrim Ajetin, aktualisht nënkryetar i komunës.

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari e cilësoi këtë si lajmin më të mirë para fushatës zgjedhore.

“Duke i pasur parasysh të gjitha zhvillimet, ka qenë një lajm që edhe na ka befasuar, por edhe na ka gëzuar – tek e fundit është një mesazh që shpjegon se partitë politike duhet të lexojnë drejtë atë se çfarë është duke ndodhur. Është përpjekje lokale që është përqafuar nga të gjitha partitë dhe kanë bërë shumë mirë. Ka qenë lajmi më i mirë për mua në këto kohë para fushatës. Në thelb tregon se sa e është e rëndësishme që faktori shqiptar të unifikohet përballë një partie që ka pasur eksponentë e që ka kryer  akte terroriste kundër shtetit tonë”, tha Pozhari.

Gazetari Florent Zeqaj u shpreh se e ka pritur një vendim të tillë, duke zbuluar se ideja ka nisur nga Leotrim Ajeti dhe është mbështetur nga subjekte të tjera.

“Çdo herë që ka lajme se partitë shqiptare bëhen bashkë kundër një oponence tjetër politike, në këtë rast që është subjekt politik serb i dirigjuar direkt prej Serbisë – Lista Serbe. Është lajm i mirë. E kam prit një gjë të tillë. Kam pasur informacione që është ka punohet në atë drejtim. Aq sa kam informacione, ideja ka qenë e Leotrim Ajetit, por që është përqafuar edhe nga subjekte tjera politike. Gjithashtu, shtyse ka qenë edhe AAK-ja. Por, edhe PDK e Nisma e krejt”, tha ai.

Politologia Arta Tahiri-Beqa e quajti vendimin “për t’u duartrokitur”, duke shtuar se Lista Serbe ka humbur pjesërisht mbështetjen e komunitetit serb.

“Është vendim për t’u duartrokitur. Rezultatet po tregojnë që numri i popullsisë, i cili jeton së paku para 4 vitesh nuk le shumë për të dëshiruar. Por, ku po e gjej një fije shprese është kjo: Lista Serbe kohëve të fundit ka pasur një ndryshim, nuk e ka më atë fuqinë që e ka pasur. Vërehet ulja e përfaqësimit apo e mbështetjes së komunitetit serb për Listën Serbe”, deklaroi ajo.

Megjithatë, jo të gjithë janë optimistë.

Kenan Gashi nga “Avonet” tha se është skeptik për suksesin e iniciativës, duke kujtuar dështime të ngjashme në disa komuna.

“Unë jam ithtarë që në këto komuna më mirë është të mbështetet një kandidat i pavarur i komunitetit serb, sesa të nisen iniciativa pa pasur rezultat. Kam parë që në disa komuna kanë qenë të dështuara. Oratori e përditshmërisë”, tha ai.

Politologu Dorajet Imeri e cilësoi këtë lëvizje “më shumë imazh sesa mundësi reale për ndryshim”, por shtoi se në të ardhmen e afërt mund të ketë efekte pozitive edhe në komuna të tjera.

“Më shumë është imazh, sesa një mundësi reale për të bërë ndonjë ndryshim. Por, gjithsesi në të ardhmen e afërt kjo do të jetë shumë efektive. Do të jenë edhe disa komuna, të cilat do të mund të jenë të kësaj natyre”, deklaroi Imeri.

Të ngjashme

Të fundit