9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Analistët: Drafti i Asociacionit nuk shkon në Kushtetuese para zgjedhjeve

- Advertisement -

Thirrja e faktorit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian e Amerikës për Kosovën që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që qeveria të pozicionohet para qëndrimeve të ndryshme mbi këtë kërkesë, që për Kosovën vlerësohet si obligim juridik ndërkombëtarë.

Së fundmi kur kjo temë u riaktualizua, analistet nuk presin që të bëhen hapa para drejt shqyrtimit të draftit nga autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së vendit, nga frika, siç thonë e rezultatit zgjedhor të 9 Shkurtit.

“Mendoj se është pak e besueshme, për faktin që është koha më jo adekuate për zbatimin e tyre praktik, sido që të jetë, jemi 6 ditë para zgjedhjeve ne Amerikë, dhe shumë pak kohë para zgjedhjeve nacionale në Kosovë, dhe unë dua të besoj që kjo temë s’do të zërë vend të paktën jo në terma praktik, sepse normalisht autoriteti që do të ndërmerrte masa konkrete për themelimin e tij, nuk ka dilemë se do të penalizohej në zgjedhje”, ka thënë Afrim Hoti, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Faktori ndërkombëtarë është i habitur me për qasjen tonë, mes asaj që thuhet po, e asaj që thuhet nuk kemi mundësi ta bëjmë draf-statutin, pra të gjitha mënyrave të shpjegimit të qeverisë së Kosovës dhe organeve drejtuese, asociacioni është pjesë e planit franko-gjerman, të cilit qeveria i ka thënë po, dhe për këtë e mbanë për fjale faktori ndërkombëtarë qeverinë e vendit”, ka thënë Albinot Maloku, politolog

Gjatë javës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosovës i janë grabitur kompetencat nga ana e Bashkimit Evropian, teksa deklarohej për draft-statutin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa shefi i qeverisë, Albin Kurti, tha se si kryeministër i një republike demokratike nuk mund të formojë asociacioni të komunave.

E mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit bënë pjesë edhe në raportin e sivjetmë të progresit që BE-ja ia dorëzoi Kosovës së fundmi./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit