Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe këngëtarja e njohur, Ana Kabashi ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Sidomos në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndan shumë shpesh fotografi, ku një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.
Përveç fotografive të publikuara, Ana Kabashi ka dhënë edhe një mesazh për ndjekësit e saj.
“Fokusohuni te vetja, njerëzit shkojnë e vijnë”, ka shkruar tutje këngëtarja e njohur.