7.6 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Amerikanët myslimanë mund t’i japin goditje Harrisit në disa shtete kyçe në zgjedhje

- Advertisement -

Votuesit arabo-amerikanë dhe myslimanë, të zemëruar me përkrahjen e ShBA-së për ofensivën izraelite në Gaza, po ia kthejnë shpinën kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, për ta mbështetur kandidaten Jill Stein në shifra që mund t’ia mohojnë Harrisit fitoret në shtete kyçe që do t’i vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sipas një ankete të Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-islame të zhvilluar këtë muaj, në Michigan, ku jeton një komunitet i madh arabo-amerikan, 40 për qind e votuesve myslimanë e përkrahën kandidaten e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, kandidati republikan mori 18 për qind përkrahje, ndërsa zonja Harris vetëm 12 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

Stein ka më shumë përkrahje se Harrisi në mesin e myslimanëve edhe në Arizona e Wisconsin, shtete kyçe me popullsi të konsiderueshme myslimane, ku presidenti Joe Biden e kishte mposhtur rivalin Trump më 2020 me rezultate të ngushta.

Megjithatë, zonja Harris gëzon më së shumti përkrahje nga votuesit myslimanë në Georgia e Pennsylvania, ndërsa Trumpi doli i pari në Nevada me 27 për qind, pak më shumë se Harrisi më 26 për qind, sipas një ankete nga CAIR-I me 1.155 votues myslimanë në nivel kombëtar. Të gjitha janë shtete kyçe që kanë dhënë rezultate të ndryshme të ngushta në zgjedhjet e viteve të fundit.

Bideni e kishte fituar votën e myslimanëve më 2020, madje në disa “exit poll”-e me më shumë se 80 për qind, por përkrahja e myslimanëve për demokratët ka rënë në masë të ndjeshme që nga fillimi i ofensivës izraelite gati 1-vjeçare në Gaza.

Rreth 3,5 milionë amerikanë kanë raportuar se kanë prejardhje nga Lindja e Mesme sipas regjistrimit të vitit 2020 në ShBA. Edhe pse ata përbëjnë vetëm rreth 1 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 335 milionësh, votuesit e tyre mund të jenë vendimtarë në një garë që përmes sondazheve pritet të jetë e ngushtë.

Të martën, zonja Harris bëri thirrje për përfundim të luftës mes Izraelit e Gazës dhe kthim të pengjeve që po mbahen nga Hamasi në enklavën palestineze. Ajo gjithashtu tha se Izraeli nuk duhet ta ripushtojë Gazën dhe shprehu përkrahje për një zgjidhje me dy shtete.

Megjithatë, në takime me dyer të mbyllura në Michigan dhe në vende të tjera, zyrtarët e fushatës së Harrisit i kanë refuzuar thirrjet për t’i ndalur ose kufizuar dërgesat amerikane të armëve në Izrael, thonë udhëheqësit e komunitetit./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit