Princi Harry ka vënë në rrezik lejen amerikane të qëndrimit, pasi deklaratat e përfshira në autobiografinë e tij “Spare” në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, rezultuan të kundërta me ato që kishte dhënë për autoritetet në SHBA. Duka i Sussex pranoi në autobiografi se kishte përdorur drogë, si marihuanë dhe kokainë, Kjo është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane.
Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin, ndaj për këtë arsye Policia e ka cilësuar hyrjen e tij në SHBA si të paligjshme. Sipas revistës Times, qeveria amerikane ka refuzuar të publikojë kërkesën për vizë të paraqitur nga Princi Harry pas lëvizjes së tij në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja e mohimit, sipas tyre lidhet me faktin se rrëfimet e bëra në një libër nuk përbëjnë provë se ai ka përdorur drogë dhe se historia mund të jetë zbukuruar për të shitur më shumë kopje.
John Bardo, një avokat në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të qeverisë, shtoi: Të thuash diçka në një libër nuk e bën domosdoshmërisht të vërtetë.
Ai gjithashtu shpjegoi se Harry gjithashtu mund ta kishte marrë dokumentin duke ndjekur rrugë të tjera. Ai mund të ketë kërkuar dhe marrë, për shembull, një vizë diplomatike, duke qenë se ai mbetet ende një zyrtar i qeverisë britanike, si anëtar i familjes mbretërore dhe i pesti në radhën e fronit.
Princi Harry ka folur për herë të parë publikisht që pasi i ati i tij, mbreti Charles u diagnostikua me kancer. Në një intervistë në Good Morning America të ABC ai tha se u nis urgjent që të takonte sa më shpejt të ishte e mundur mbretin. Harry u ndal edhe për përçarjen në familjen e tij, duke thënë se shpreson që diagnoza e babait të tij mund të zvogëlojë hendekun që është krijuar ndër vite. “Unë e dua familjen time”,-e përmbylli princi fjalën e tij.