Sulmet amerikane në Iran gjatë fundjavës kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore, tha ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Shea, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të martën.
“Më 21 qershor, një operacion preciz i SHBA-së arriti me sukses objektivin tonë të ngushtë: të degradojë kapacitetin e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore,” tha Shea.
Ajo theksoi se sulmet ishin në përputhje me “të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje kolektive” dhe kishin për qëllim të zbusnin kërcënimin që Irani paraqet për rajonin.