Ambasadori i ri i BE-së takon Sveçlën dhe Hoxhën, në fokus siguria dhe sundimi i ligjit

- Advertisement -

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë takimit është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.

Schuebel ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për garantimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, ka thënë Schuebel.

Të ngjashme

Të fundit