28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ambasadori i Italisë në Serbi: Asociacioni element kyç për të ardhmen e Kosovës

- Advertisement -

Për Italinë themelimi i Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “është shumë i rëndësishëm dhe një element kyç për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ambasadori italian në Beogradi, Luca Gori në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë “RTS”.

Më tej Luca Gori tha se shteti të cilin ai e përfaqëson “është tepër kritik ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”.

“Për ne themelimi i Asociaiconit është tepër i rëndësishën, është element kyç për të ardhmen e Kosovës, një element kyç në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe një obligim i qe sa kohë, që duam më në fund ta shohim të përmbushur”, ka thënë Gori.

“Ne jemi tejet kritik ndaj lëvizjeve të njëanshme, veprime që ka marrë Prishtina. jemi të bindur që duhet vepruar në kuadër të kornizës së dialogut, për të dyja palët, që për atë që është marrë vesh vesh të përmbushet. Neve na duhet të këmbëngulim dhe të rinojmë angazhimin tonë për të ndikuar në Prishtinës që të jetë konstruktive në dialog sepse dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë ambasadori italian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit