28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ambasadori gjerman: Është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e sheh si “të paimagjinueshme” mundësinë që NATO të sulmohet në Kosovë.

Gjatë një interviste në TëVë1, Rohde, në kuadër të kërcënimit të sigurisë në Kosovë nga Serbia, ka thënë se siguria e vendit duhet të plotësohet edhe me një proces aktiv politik.

“NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e lavdëruam publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresa ime kryesore është qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne. Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit