-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ambasadori francez kërkon sërish: Drafti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

- Advertisement -

Miratimin e draft-Statutit të Asociacioni me dekret qeveritar dhe dërgimin e tij për rishikim në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo është çka “kërkojmë vazhdimisht nga qeveria”, tha ambasadori francez, Oliver Guerrot, në një intervistë për median serbe “Kosovo Online” ku pati kritika ndaj qeverisë kosovare për, siç tha ai, “veprimeve të njëanshme” të mbylljes së strukturave të udhëhequra nga Serbia “të cilat duhet të zgjidhen me Asociacionin”.

Në çdo mundësi që na vjen, ne rikujtojmë preokupimin me lëvizjet e njëanshme nga Qeveria e Kosovës, duke i inkurajuar për hapa pozitivë drejt normalizimit të marrëdhënieve…në veçanti theksojmë rëndësië që Kosova të dërgojë draft-Statutin evropian të Asociacionit për rishikim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Guerrot.

Me kolegët tonë nga QUINT-i dhe BE-ja, ne jemi në veçanti të vëmendshëm rreth lëvizjeve të mundshme të njëanshme me ndikime potencialisht serioze te popullata serbe, në veçanti në fushën e shëndetësisë dhe arsimit”, tha mes tjerash ambasadori francez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit