Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri Hamza, i nominuar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Hargreaves ka shkruar në platformën “X”, të enjten për bisdën që e ka pasur me Hamzën.
Aty është folur për politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin.
“Në vizitën time të parë në Mitrovicë e fillova me kryetarin Bedri Hamza. Një diskutim vërtet i dobishëm mbi politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin. E përgëzova Bedriun që u bë kandidat i partisë së tij për kryeministër”, ka thënë ai.