3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Ambasadori amerikan pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme: Diskutuam edhe për sigurinë kombëtare

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar sot Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka takuar deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme.

Pas këtij takimi me dyer të mbyllura, ambasadori është deklaruar para mediave ku tha se ka patur një diskutim të shkëlqyeshëm me anëtarët e Komisionit, ku diskutuan për shumë çështje përfshirë këtu edhe sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se ka vlerësim të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe po ashtu mbështet punën e kryer nga anëtarët e këtij Komisioni.

“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë nacionale. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Hovenier.

E deputeti i VV-së, Haki Abazi tha se në këtë takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet që ka Kosova me SHBA-në, si dhe rrugën euroatlantike të cilën po ndjek.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit