Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se përkushtimi i Amerikës ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë
Diplomati amerikan deklaroi se n sekret që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.
“Nganjëherë ndjej se të gjithë doni të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore apo diçka të ngjashme..Ka shumë njerëz që kalojnë shumë kohë duke u brengosur për këtë çështje.Do të them atë që them gjithmonë, s’ka asgjë të re.
-
- Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë
- Është e thjesht që jam sot këtu, duke ndihmuar avancimin e programeve që krijojnë vende pune
- Dhe do të takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë Qeveria më shumë për ta.
- Ne kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”,tha ai, transmeton lajmi.net.
“Kjo s’do të thotë se do të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës dhe nuk është sekret që Qeveria ime bashkë me disa partnerë si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, BE-ja kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike, të çështjeve politike që ka bërë Qeveria Kurti dhe e pamundësojnë arritjen e asaj çka duam të arrihet në Kosovë”, shtoi ai.
“Shpresojmë të kemi bashkëpunim sa më të ngushtë në mënyrë që kur të kemi çështje të vështira të kemi mundësi që t’i qojmë përpara sa më lehtë”, theksoi ambasadori Hovenier.
Këtë deklarim Hovenier e bëri gjatë qëndrimit të tij në Komunën e Gjakovës, ku foli për ligjet të cilat janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe KPK-në.
Po ashtu ambasadori amerikan tha se e Qeveria e Amerikës e këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Këshilla e SHBA-së për Qeverinë e Kosovës është gjithmonë e njëjta që të sigurohen që çfarëdo ligji i cili votohet në Kuvendin e Kosovës të jetë në përputhje me normat evropiane sepse do të lehtësojë procesin që duam të shohim Kosovën duke iu përafruar BE-së”, tha ai.
“Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO, organizata të tjera”, tha ai sot gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës./Lajmi.net