Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, miratimin e tekstit mbi liberalizimin e vizave për Kosovën sot nga ambasadorët e BE-së, e quajti hap tejet të rëndësishëm, “që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.”.
Bislimi theksoi se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit evropian.
“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me rradhë.”, shkroi Bislimi në Facbook.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Kështu është bërë e ditur sot nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian përmes Twitter-it.
Visa liberalization issue is moving towards the last steps, putting an end to the long and overdue wait of 🇽🇰 citizens. Thank you to @EU2022_CZ for the support. Kosova keeps coming closer to 🇪🇺. https://t.co/WjzqG9diHb
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 20, 2022