10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ambasada e Britanisë: Vendimi i Listës Serbe do të ndikojnë negativisht që shqetësimet e komunitetit serb të adresohen

- Advertisement -

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se ndien keqardhje për njoftimin e listës Serbe dhe politikanëve të pavarur serb për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore i cili do të mbahet më 21 prill.

Në një përgjigje për Tëvë 1 nga kjo ambasadë kanë thënë se ky vendim do të ndikojë që shqetësimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë të adresohen.

“Na vjen keq për njoftimin e Listës Serbe dhe të politikanëve të tjerë të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave dhe vendimin që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore nga Srpska Lisa kanë dhënë dorëheqje. Këto vendime do të ndikojnë negativisht në mundësinë që shqetësimet legjitime të komunitetit serb të Kosovës të adresohen”, thuhet nga ambasada britanike në Kosovë për Tëvë 1.

Nga kjo ambasadë kanë vlerësuar se zgjedhjet janë një liri kritike dhe janë pjesë e rëndësishme e demokracisë së Kosovës dhe se Mbretëria e Bashkuar mbështet një Kosovë multietnike.

Për vendimin e Listës Serbe keqardhje kanë shprehur edhe SHBA e Bashkimi Evropian.

Lista Serbe ka bërë thirrje që të bojkotohet edhe procesi i regjistrimit të popullsisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit