Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka filluar përgatitjet për festimin e Ditës së Pavarësisë, e cila është më 4 Korrik.
Në profilin e ambasadës në Facebook është treguar për këto përgatitje.
Për nder të kësaj dite, ambasada ka shfaqur një flamur të madh amerikan në ndërtesën e ambasadës.
“Në U.S. Embassy Pristina, me krenari shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi për të festuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës”, është shkruar në postimin e ambasadës.






